Fëmijët me aftësi të kufizuara janë të vlerësuar dhe të dashur nga Perëndia, kjo është arsyeja pse ata duhet të jetojnë një jetë dinjitoze dhe të përmbushur. Për ta dhe interesat e tyre, ne ngremë zërat tanë dhe i mbështesim.

 

heartbeat (= rrahja e zemrës) është një projekt nga fondacioni Stiftung Marburger Mission i cili është një organizatë jo qeveritare dhe ungjillore nga Gjermania. Që nga vjeshta e vitit 2013 heartbeat është e përfaqësuar në Shqipëri. Qëllimi i projektit heartbeat është të përmirësojë situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe integrimin e tyre në shoqëri. Këtë qëllim ne duam ta realizojmë me disa aktivitete dhe projekte.

 
Ne japim informacion mbi raste të ndryshme të aftësive të kufizuara. Për këtë ne organizojmë seminare për persona me
aftësi të kufizuara, prindërit dhe për bashkëpunëtorët e tyre.

Me anë të marrëdhënieve me publikun dhe punën edukative ne sensibilizojmë shoqërinë shqiptare për nevojat dhe mundësitë e zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

 

Ne bashkëpunojmë me individë dhe kisha vendase dhe të huaja, organizata, qendra dhe institucione shtetërore dhe jo-shtetërore për të ndërtuar një rrjet mbështetës në punën tonë. Pasi ne besojmë se përmes një rrjeti të tillë bashkëpunimi, mund të arrihet më shumë.
Për këtë ne kemi krijuar grupin "Special needs network in Albania" në facebook. Ky grup ofron një vend për organizatat dhe njerëzit që punojnë me personat me nevoja të vecanta në Shqipëri. Ai ju jep atyre mundësinë për të drejtuar pyetje, për të ndarë informacione interesante rreth kësaj teme dhe për të bashkëpunuar.

 

Ne punojmë me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre dhe ofrojmë mbështetjen tonë. Së bashku ne mendojmë se ku dhe se si ne mund të ndihmojmë konkretisht. Ne bëjmë vizita në shtëpinë e tyre duke u njohur me kushtet dhe mënyrën e tyre të jetesës.

 

Për me shume informacione ju lutem na kontaktoni:


heartbeat - Rrahja e zemrës për fëmijët me aftësi të kufizuar

Johannes Kalb

Cel: 0696058079

www.mm-heartbeat-al.org

E-mail: kalb@mm-heartbeat.org

Pogradec