Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Fëmija në fokus

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga "Myslym Shyri"/Pall.7/Shk.4/ K.3/ Ap.30, Tiranë

Telefon: 0035542224671

Celular: 00355 693083930 / 00355 692188730

E-Mail: femija_ne_fokus@yahoo.com

facebook: Femija ne fokus

 

Përshkrim i shkurtër:

Fëmija në fokus është një shoqatë jo fitimprurëse që punon në funksion të fëmijëve 0 - 9 vjeç (fëmije me çrregullime të spektrit të Autismit / çrregullime sociale-emocionale/ çrregullime të sjelljes.

Mbështetës për këtë veprimtari janë donatore të ndryshëm nga fusha e biznesit.

Shoqata jonë ofron:

1. Vlerësimin e zhvillimit (përcaktimin e IQ-se), me anë të testeve të zhvillimit: SON-R / Griffiths / HAWIK-R.

2. Trajtimin me terapi individuale (Terapi A.B.A)

3. Konsulta për prindërit e fëmijëve me vështirësi zhvillimi dhe sjellje.

4. Trajnime për prindërit, personat kujdeses për fëmijët dhe stafet e institucioneve kujdesëse për fëmijët me vështirësi.

Terapia zhvillohet çdo ditë (5 ditë në javë).