Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Fondacioni Lidia

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Lagja 3, Rruga Fondacioni LIDIA Nr.1, Apt. 2, Sarandë

Celular: +355697366430

E-Mail: ibrahimbajrami@ymail.com

Web: www.lidia-foundation.com

facebook: Lidia Foundation

 

Përshkrim i shkurtër:

Në Shkurt 1998 është krijuar Fondacioni “Lidia” si fondacion i krishtere me qendër në Sarandë dhe me veprimtari te gjere në rrethet Sarandë, Delvinë dhe Tepelene.

Njëri prej projekteve me shumë vlerë i cili funksionon që prej vitit 2011, është dhe projekti me Fëmijët me aftësi të kufizuar. Ky projekt ju vjen ne ndihme fëmijëve te Sarandës, Delvinës, Tepelenes dhe zonave perreth në një numër mbi 100 fëmije. Projekti gershetohet dhe me projekte te tjera te fondacionit LIDIA duke trajtuar problematikat e ketyre femijeve dhe të familjeve te tyre ne forma te ndryshme. Femijet ndihmohen me terapi zhvillimi, logopedi, fizioterapi, qender ditore per femijet tetraplegjike, keshillim e ndihmese per intergrim ne institucionet arsimore. Per disa nga femijet ne bashkepunim dhe me drejtorine arsimore te Sarandes, Delvines e Tepelenes eshte bere e mundur dhe sigurimi i mesuesave shoqerues te cilet financohen si nga shteti dhe nga donatore te ndryshem kur hasen veshtiresi.

Ne varesi te nevojave familiare e personale prinderit e femijeve ndihmohen me keshillim psikologjik, terapi grupi, lobim, paketa ushqimore, asistence financiare per sigurimin e nje diagnose te qarte apo pershkrimin e trajtimit nga specialiste te fushes.

Fondacion LIDIA lobon dhe ndihmon ne sigurimin e dokumentave te nevojshem dhe procedurave per perfshirjen e femijeve ne skemat e asistences sociale si dhe Integrimin e femijeve ne kopeshte dhe shkolla. Perditesimi i terapive dhe diagnozave behet prane ambienteve te Fondacionit LIDIA, nga terapiste dhe mjeke specialiste nga Qendra Studentore Universitare “Nene Tereza”.

Ne Bashkepunim me Bashkine e Sarandes Fondacioni Lidia ka bere te mundur integrimin e nje numri femijesh ne kopeshtet publike dhe lobon per sigurimin e edukatoreve shoqeruese.

Prej vitesh tashme kjo organizate trajnon dhe mesuesat dhe edukatoret e zonave ne menyrat me te reja ne sherbim te femijeve me veshtiresi ne zhvillimin mendor e fizik.