Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Fondacioni Qendra Kristiane e Durrësit e cila mbështet                                                   “Qendrën ditore të fëmijëve autikë"

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Lagja 18, Rruga "Aleksandër Goga", Pallati 32 (pas dyqanit të Dylit), Durrës

Celular: 0696002254 (Hela Sheqeri) 0696006298 (Albana Çeçe Lipa)

E-Mail: fondacioniqkd@gmail.com, helasheqeri@gmail.com

Web: www.lovealbania.com

facebook: Qendra Kristiane e Durrësit - DCC

 

Përshkrim i shkurtër:

Ne në qendrën tonë punojmë me fëmije autike deri në moshën 15 vjeç.

- Mbështetësi i punës sonë janë fondet e ngritura nga presidenti i fondacionit David J. Pennoyer. Ai tani jeton në Kanada dhe më së shumti fondet ngrihen nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm ketë vit kemi qënë pjese e një projekti nga Vodafone Foundation. Ky projekt mbaron në Gusht 2015.

- Ne ofrojmë një qendër ditore (nga e hëna në të premte) ku fëmijët vijnë dhe me ta punohet në mënyre individuale dhe në grup.

- Siç u tha më lart, ne jemi të hapur si qendër ditore nga e hëna në të premte, nga ora 7:30 deri ne 13:00.