Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Instituti i Nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, Tiranë

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), Tiranë

Tel: +355 42 377 309

E-Mail: institutinxenesveteverber_tirane@yahoo.com

facebook: Instituti Ramazan Kabashi

 

Përshkrim i shkurtër:

- Instituti është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pra, është institucion shtetëror

- Trajton fëmijë të cilët kanë probleme shikimi (të verbër dhe me shikim të pjesshëm)

- Nxënësit punojnë me programin e shkollave 9 – vjeçare të zakonshme duke shtuar lëndët speciale, si mësimi i shkrimit Brail etj.

- Institut, i vetmi në të gjithë vendin, garanton cilësi në mësimdhënie nga një staf i kualifikuar profesionalisht dhe i aftë për të mësuar nxënës të verbër dhe me shikim të pjesshëm, me një bazë didaktike të përshtatshme për ta.

- Ne ju garantojmë aftësimin e këtyre nxënësve për vazhdimin e cilësdo shkollë të mesme apo kursi profesional.

- Shpenzimet e shkollimit, fjetjes, veshjes dhe të ushqimit të nxënësve mbulohen nga buxheti i shtetit shqiptar.

- Instituti është me konvikt për nxënësit nga rrethet, ku shërbimi 24 orësh mbulohet nga një staf i kualifikuar dhe me eksperiencë (mësues, nd/mësues, kujdestar, staf mbështetës)