Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Kathy Scott, PT, DPT - Doktoraturë në Fizioterapi                                                                       ABC Health Center

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga “Qemal Stafa”, Nr. 260, Tiranë

Celular: 069 4096 078, 0682600405

E-Mail: pt@abchealth.org

 

Përshkrim i shkurtër:

Kathy Scott, misionare nga SHBA që shërben në Shqipëri.

Unë jam e mbështetur nga kisha „Calvary Chapel“ në Albuquerque, New Mexiko.

Unë jam pjesë e shërbesës së Fondacionit të Shëndetit ABC, i cili operon në Tiranë, Shqipëri. Tani unë jam duke trajtuar pacientë me të gjitha diagnozat, një ose dy ditë në javë, në ABC. Unë trajtoj pacientë, të rritur dhe fëmijë me probleme funksionale, për sa i përket aftësive të kufizuara ose lëndimit/dhimbjes. Unë gjithashtu udhëtoj në disa shtëpi fëmije (jetimore) duke punuar me fëmijët me nevoja të veçanta dhe duke trajnuar bashkëpunëtorët e tjerë.

Unë mësoj studentët e fizioterapisë në grupe të vogla studimi, duke i inkurajuar ata të kujdesen për pacientët e tyre në një mënyre që ndihmon çdo pacient individualisht. Unë ofroj mundësi për çdo student të praktikojë kujdesin direkt ndaj pacientit, të shërbejë në komunitet, po ashtu dhe mundësi që të mësojnë koleget e tyre fizioterapistë.

Unë mund të udhëtoj dhe të konsultoj organizatat e tjera që kanë fëmije me nevoja të veçanta, duke ofruar ide për mësimin e fizioterapistëve të tjerë, bashkëpunëtorëve të shëndetit, bashkëpunëtorëve në shtëpi ose jetimore, dhe studentët. Organizatat që kanë shumë fëmije me nevoja të veçanta janë një nga fushat e mia të shërbimit, duke ju ofruar ide, informacion korrekt, ose trajnim direkt të bashkëpunëtorëve të kujdesit shëndetësor.

Unë kam një diplomë doktorature klinike në fizioterapi, e cila është diploma më e lartë që ofrohet për fizioterapistët në SHBA. Ajo më lejon mua gjithashtu të jap mësim në nivelet më të larta të edukimit në Ballkan. Diploma ime është e njohur nga Urdhëri i Infermierëve në Shqipëri, dhe unë jam e licencuar të praktikoj punën time në Shqipëri si një fizioterapiste.