Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Partnerë për Fëmijët

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rr. Medar Shtylla, Komuna e Parisit, Godina 5, Gërma B, Tiranë

Tel\Fax: +355 42 320 476

E-mail: infopartnereperfemijet@yahoo.com

Web: www.partnereperfemijet.org

Facebook: Partnere per Femijet

 

Përshkrim i shkurtër:

Partnerë për Fëmijët është një organizatë shqiptare jo fitimprurëse që punon për përmirësimin e jetës dhe shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri përmes ndërtimit të kapaciteteve në kujdesin, zhvillimin dhe edukimin e fëmijërisë së hershme; në arsim; si dhe në zhvillimin dhe përmirësimin e mirëqënies sociale të fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri.

 

Veprimtaria e organizatës Partnerë për Fëmijët ka në fokus ndër të tjera edhe mundësimin e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të të rinjve në të gjitha fushat e shoqërisë, duke filluar me arsimin përkrah bashkëmoshatarëve të tyre. Për të arritur këtë, Partnerë për Fëmijët ndërton kapacitetet e grupeve lokale multi-disiplinore të arsimit që të jenë në gjendje për të vlerësuar nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për të zhvilluar plane edukative individuale, të rekomandojë mbështetjen e një mësuesi ndihmës për fëmijën si dhe për të monitoruar përfshirjen dhe arritjet akademike në shkollë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në mbështetje të kësaj, Partnerë për Fëmijët ngre ndërgjegjësimin e prindërve, familjeve, fëmijëve dhe mësuesve përmes sesioneve informative, broshurave informative dhe ngjarjeve të komunitetit në lidhje me të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe për rëndësinë e respektimit të diversitetit si një qasje për përfshirjen e këtyre fëmijëve në arsim dhe më gjërë në shoqëri.

 

Partnerë për Fëmijët punon në të gjithë Shqipërinë dhe me një numër të gjerë të partnerëve për të kryer punën e tij me fëmijët dhe të rinjtë.