Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qender Rehabilitimi e Shikimit te Ulet (The Low Vision Center of Albania)

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Enela Maliqaj

Adresa 1: Rr. Muhamet Gjollesha, Pallati 'Kajtazi', Optika Bologna prane Hotel Doro, Zogu i Zi, Tirane

Adresa 2: Pallati i ri, perballe Shtepise se Beut, Vlore

Celular: 0698750424

E-Mail: albaniahipovizion@yahoo.it

facebook: Qender Rehabilitimi e Shikimit te Ulet (The Low Vision Center of Albania)

 

Përshkrim i shkurtër:

Ne punojme me femije te te gjitha moshave, po ashtu dhe me te rritur.

Ne qendren tone behet diagnostikimi dhe rehabilitimi i shikimit te femijeve me Ambliopi (sy dembel) dhe Strabizem nepermjet trajtimive unike Ortoptike per vendin tone.

Eshte qendra e vetme ne Shqiperi qe trajton diplopine dhe kryen Ushtrimet Ortoptike per te gjitha problemet e lidhura me muskujt e syve, dembelizmin e syve, disleksine e problemet nga videoterminali (kompjuteri, leximi etj).

Gjithashtu behet rehabilitimi dhe pajisja me aparate dhe filtra hipovizive per permiresimin dhe maksimizimin e pamjes se mbetur, per personat e rritur qe kane probleme me shikimin e ulet (Hipovizion).

Hipovizioni eshte ulja e pamjes si pasoje e semundjeve te renda te syrit (te pa rikuperueshme me mjekime apo kirurgji).

Gjithashtu behet e mundur pajisja me syze optike dhe lente kontakti per personat qe kane te nevojshem korrigjimin e problemeve te te parit si Miopi, Hipermetropi dhe Astigmatizem sipas rekomandimeve mjekesore.

 

Ne Shqiperi nuk ka ende mbeshtetje nga fondi i sigurimeve shendetesore per aparatet e hipovizionit, keshtu qe personat ne nevoje per keto aparate i paguajne vet detyrimet financiare.

 

Sherbimi qe ofrohet eshte privat.

Terapia Ortoptike dhe Hipovizive eshte ekskluzivisht individuale per vet problemet unike qe paraqet cdo rast dhe ofrohet gjate gjithe vitit ne seanca te programuara.