Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra Ditore per Femijet me Aftesi Ndryshe, Skrapar

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit : RITVANA HYSENBELLIU (drejtoresha e institucionit)

Adresa: “Lagja Hasan Seitaj”, Çorovode

Telefon: 031222512

E-Mail: ritvanahysenbelliu@yahoo.com

facebook: Qendra Ditore per Femijet me Aftesi Ndryshe Skrapar

 

Përshkrim i shkurtër:

Qendra ditore per femijet me aftesi ndryshe Skrapar funksionon qe prej prillit te vitit 2015, ndertuar dhe dhururar nga Shoqata Zvicerane ASSED Bashkise Skrapar, dhe sot eshte plotesisht ne varesi te saj. Ne punojme me kategori te ndryshme femije me aftesi te kufizuara, duke ofruar sherbim falas, vakte ushqimore, vleresimet, dhe keshillimet me prinderit.

Qendra ofron vetem sherbimin si nje Qender ditore.

Qendra ditore eshte krijuar si alternative per ti sherbyer 20 femijeve me aftesi te kufizuara te cilet vijne nga komuniteti i Skraparit. Kategoria e tyre eshte e ndryshme: me sindromen down, me spektrin e autizmit, me crregullime ne komunikim, me crregullime ne sjellje etj.

Sherbimi ne qendren ditore ofrohet 5 dite ne jave, nga e hena ne te premte.