Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra e Shëndetit Mendor "Drejte Zhvillimit"

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Lagja 13, stacioni Apollonia, kompleksi i pallateve Ide 2005,

kati II, Plazh, Durrës

Celular: 069 40 76 534; 0695157729

E-Mail: erionak@yahoo.com

facebook: Qendra e Shëndetit Mendor "DREJTE ZHVILLIMIT"

 

Përshkrim i shkurtër:

Qëllimi dhe misioni i Qendrës është: Të ndihmoje ato pjese të popullsisë që kanë probleme të theksuara, psiko-sociale, veçanërisht gratë, adoleshentet dhe fëmijët në nevoje.

Grupi me të cilin punojmë ne është: Fëmije me Çrregullime të ndryshme të zhvillimit.

Ne ofrojmë:

- këshillim për familjet se si të përballojnë situata të ndryshme me fëmijët e tyre.

- Nxitjen e mirëqenies psikologjike.

- Ndihme për personat që janë në depresion.

- Dhënia e shpresës nëpërmjet ungjillit.

Mbështetësit tanë në këtë objektiv janë: Prindërit, si mbështetësit kryesore. Bashkëpunimi me organizata të tjera, përfshire këtu edhe shtetin.

Shërbimi që ofrojmë në si organizatë

1. Vlerësim për fëmijët

2. Këshillim për persona të ndryshëm

3. Terapi individuale

4. Këtë shërbim ne e ofrojmë 6-dite në javë

5. Orari i shërbimit 8:00 - 19:00 (qendra qëndron e hapur edhe gjatë verës)