Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra e Sherbimeve Komunitare per Femijet me Aftesi te Kufizuara

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Alda Agolli

Adresa: L 17. Rruga Dalip Peza, Banesat Sociale, Durres

Telefon: 052 706115

Celular: 0684165130

E-Mail: agollialda@yahoo.com

 

Përshkrim i shkurtër:

Qendra e sherbimeve komunitare per femije me Aftesi te Kufizuara ofron sherbime qe synojne rehabilitimin dhe riintegrimin, nderhyrjen ne faze te hershme dhe trajtimin individual per femijet me aftesi te kufizuara si dhe mbeshtetje per familjet e tyre.

Ofrimi i sherbimeve me baze komunitare, nga nje ekip multidisiplinar, synon permiresimin e aksesit dhe gjitheperfshirjes se femijeve me aftesi te kufizuara ne kopshte, shkolla dhe komunitet.

Projekti financohet nga Fondacioni Margaret A. Cargill dhe po zbatohet nga organizata Save the Children, ne partneritet me shoqaten “Ndihmoni Jeten” dhe Bashkine Durres.

Qendra ofron:

· Sherbime direkte per femijet me Aftesi te Kufizuara

· Aftesimin e familjeve te femijeve me aftesi te kufizuara, per te punuar me femijen dhe per te advokuar per gjitheperfshirjen e femijeve te tyre ne arsim dhe komunitet

· Rritjen e kapaciteteve te institucioneve publike ne nivel lokal per te mbeshtetur gjitheperfshirjen e femijeve me aftesi te kufizuara ne sistemin shkollor dhe ne komunitet

· Ndergjegjesimin e komunitetit per te mbeshtetur gjitheperfshirjen e femijeve me aftesi te kufizuara