Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhë

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Lagjja Besëlidhja Konvikti i vajzave Kati i dyte, Lezhë

Telefon: 02152706

Celular: 0695382854 (Drejtore Marjana Prenga),

      0698109142 (Pergjegjese sektori Matilda Caushi) 

E-Mail: qzhdlezhe@hotmail.com

facebook: Qendra Zhvillimit Ditore Lezhe

 

Përshkrim i shkurtër:

Ne jemi Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhë. Jemi Institucion Shtetëror për Persona me Aftësi të kufizuar. Jemi Qendër Rajonale dhe përfshin të gjithë Qarkun e Lezhës .

Qendra e Zhvillimit Ditor është një Qendër e përkujdesit shoqëror për PAK. Kjo Qendër me karakter social-edukativ ofron shërbim për fëmije dhe të rinj me AK me probleme të lehta dhe të rënda me karakter mendor e fizik që prej vitit 1996.

Shërbimet social-edukative që jepen:

- Mbështetje dhe ndihme për vete personat por edhe për familjen e tyre

- Edukim dhe rehabilitim

QZHD Lezhë garanton këto shërbime: akomodim, shërbim shëndetësor, mbështetje dhe trajtime psiko-sociale, shërbime psiko-motore, ortofoni, pedagogji, shërbim ushqimor dhe lavanteri, shërbim sanitar, pavarësi praktike, aktivitet shtëpiak dhe terapi të ndryshme zhvillimi.

Përveç këtyre shërbimeve që ofrohen në Qendër zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme argëtuese si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të saj ku vlen të përmendim: Pushimet verore në Shëngjin 15 dite, festimin e ditëlindjeve të përfituesve, organizimin dhe festimin e festave kalendarike në bashkëpunim me kopshte e shkolla publike.

Numri i përfituesve që marrin këto shërbime në Qendër është 35 fëmije dhe të rinj me AK të ndryshme. Personat që frekuentojnë Qendrën janë të moshës 6 - 30 vjeç.

Ne zhvillojmë si terapi në grup ashtu edhe terapi individuale. Terapia në grup fokusohet tek pavarësia praktike dhe integrimi, sa i përket terapisë individuale fokusohemi tek logopedia dhe zhvillimi intelektual.

Ne ofrojmë shërbimin tonë çdo dite nga e hëna në të premte nga ora 8.00 - 16.00.