Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra e Zhvillimit të fëmijëve "Pëllumbat" Tiranë

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga Stavri Vinjahu (Mbrapa Ambasadës Amerikane)

Tel: 04-371206

Celular: 0672036631

E-Mail: edo_sherifi@yahoo.com

 

Përshkrim i shkurtër:

Qendra e Zhvillimit të Fëmijëve është e vetmja qendër shtetërore në Tiranë, në varësi të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale dhe Shanseve të barabarta, e cila ka varësi të drejtpërdrejtë nga Shërbimi Social Shtetëror dhe ka për funksion rehabilitimin psikofizik të fëmijëve me probleme mendore dhe fizike. Në qendër trajtohen 35 fëmijë autik, me sindromin Down dhe dobësi mendore. Nëpërmjet Programeve të Edukimit Individual (PEI) trajtohen fëmijë me: çrregullime emocionalë, çrregullime të sjelljes, probleme të zhvillimit mendor, probleme të zhvillimit psikoemotiv, probleme fizike, probleme të të folurit. Qendra financohet nga buxheti i shtetit.

 

Qendra e Zhvillimit te Fëmijëve është krijuar ne vitin 1957 si qendër kombëtare e fëmijëve distrofikë dhe ishte në varësi te Ministrisë së Shëndetësisë. Për rehabilitimin e fëmijëve stafi bashkëpunon me prindërit e fëmijëve si partner. Qendra është e hapur me komunitetin dhe ushtron shërbim rehabilitues edhe ndaj fëmijëve ditorë.

Si qendër rezidenciale – ditore, funksionon me buxhetin e shtetit dhe me shërbim 5 ditor.

 

MISIONI

Trajtim i vazhdueshëm

Ndërgjegjësimin e opinionit

Përmirësimin e statutit social te PAK

Integrimin në shoqëri.

Sensibilizimi i opinionit vendas dhe të huaj mbi gjëndjen, nevojat dhe tendencat e standarteve të shërbimit për këtë kategori sociale të njerëzve në nevojë.

Trajnimi i vazhdueshem i stafit me dije dhe praktika bashkëkohore për rritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve ndaj klientëve.

Rritja e kulturës sociale të prindërve për trajtimin sa më të mirë të fëmijëve të tyre me aftësi të kufizuara.

 

Qendra ofron programe te edukimit individual si për shembull:

Programi i aftësimit për vetëshërbim,

Programi i aftësimit konjitiv,

Programi i aftësimit fizik, professional, praktik,social emocional dhe komunikativ, i cili synon permiresimin e parametrave gjuhesore te femijeve.

 

SHËRBIMET QE OFROHEN :

Shërbim psiko – social

Shërbim psiko – motor

Fizioterapi

Ortofoni

Terapi okupacionale (Punime në qeramikë, Punime ne pirografi, Punime ne torno druri, Vizatim, Pikture, Punime me aplikacione, Herbariume)

Terapi zhvillimi

Shërbim social.

Kopshtari. Art Kuzhine. Punime ne makine qepse. Punime ne minitezgjah dhe gjergjef.

 

Relaksimi i fëmijëve me anë të aktiviteteve argëtuese është një nga prioritetet e punës së institucionit tonë.