Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra Lira Berat

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit : Alma KULE (drejtoresha e institucionit)

Adresa : “Lagja 30 Vjetori” Rruga “Santa Luçia Filiphinne” Berat

Tel : 0035532230254

Celular : 0696619251/ 0682051056

E-mail: alma_zogani@yahoo.com

Facebook: Qendra Lira Berat

 

Pershkrim i shkurter:

Qendra “LIRA” Berat funksionon qe prej tetorit te vitit 2007, ndertuar dhe dhururar nga Shoqata Zvicerane ASSED Bashkise Berat, dhe sot eshte plotesisht ne varesi te saj. Ne punojme me kategori te ndryshme femije, adoleshente dhe te rritur me aftesi te kufizuara, duke ofruar sherbim falas, vakte ushqimore, terapite ne qender, vleresimet, sherbimet shendetsore dhe keshillimet me prinderit.

Qendra Lira eshte e vetmja ne llojin e saj ne gjithe Shqiperine pasi ofron tre alternativa sherbimi.

1- Qender rezidenciale (Apartamente te mbrojtura)

2- Qender ditore

3- Atelie pune

Ne qendren rezidenciale jetojne 15 te rritur me aftesi te kufizuara fizike dhe mendore, te cilet kujdesen dhe mbikqyren nga specialsite dhe edukatore, te ndare ne 2 grupe: 8 meshkuj dhe 7 femra. Ketu ofrohet sistemimi per te rrinj te te 2 gjinive, te grupmoshes 18-40 vjec duke i ndihmuar ata te jene sa me autonom ne menyren e organizimit te jetes. Cdo i ri eshte pjese aktive e grupit sipas mundesive dhe veshtiresive qe paraqet.

Ata punojne ne 4 ateliete e ndryshme:

Kuzhina, Lavanteria, Kopshtaria, Kreativiteti.

Duke krijuar mundesi pune dhe okupacioni te adaptuar per personat me aftesi te kufizuar institucioni kontribon ne integrimin e tyre social dhe i ndihmon ata qe te zhvillojne kapacitetet e tyre fizike dhe psikike, dhe socializimin e tyre. Per cdo person percaktohet nje plan inkuadrimi i cili eshte punuar duke implikuar te gjitha organizmat e perfshira, prinderit, specialistet, mjekun, edukatoret etj. Ky plan merr parasysh pritshmerite individuale te personit, mundesite dhe limitet e tij.

Qendra ditore eshte krijuar si alternative per ti sherbyer 20 femijeve/adoleshenteve/adulteve me aftesi te kufizuara te cilet vijne nga komuniteti i Beratit. Kategoria e tyre eshte e ndryshme: me sindromen down, me spektrin e autizmit, me crregullime ne komunikim, me crregullime ne sjellje etj. Sherbimet qe ofrohen ne qendren ditore jane :

· Terapi individuale - logopedi

· Terapi individuale - fizioterapi

· Terapi psikosociale ne grup

· Terapi okupacionale ne grup

Sherbimi ne qendren ditore ofrohet 5 dite ne jave, nga e hena ne te premte ndersa ne qendren rezidenciale ofrohet sherbim 24 oresh.