Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra Sociale Balashe

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Blerina Duka (Drejtoresha)

Adresa: Lagja “Shen Koll”, Rr. “Balashe”, Elbasan

Celular: +355682099060

E-Mail: bleriduka@yahoo.it

facebook: Qendra Sociale Balashe

 

Përshkrim i shkurtër:

QSB eshte nje qendër ditore per te moshuar dhe persona me aftesi te kufizuar, eshte nje ent publik me karakter socio-sanitar e ideuar nga administrata e Bashkise dhe e realizuar nga OJF italiane 2000-2002.

Ajo ka si qellim permiresimin e kushteve te jeteses se qytetareve te Elbasanit, ku i kushtohet vemendje te veçante kategorive ne veshtiresi sociale.

 

Qendra ofron terapi punesimi per te rinjte me AK nga mosha 18-35 ne laboratoret 1 dhe 2. Laboratori nr. 1 ka prioritet procesin e stampimit, ndersa laboratori nr. 2 ka prioritet punen me thuprat, si dhe me gure, leter e ricikluar, mozaik, punime me dru, me rruaza, kartolina etj.

Nga mosha 35-50 vjec realizohet ergoterapia ku personat angazhohen me punime ne seren e perimeve, ne seren e luleve si dhe ne kopeshtin zoo si dhe me ambjetin per pastrim pereth qendres.

 

Qendra organizon eskursione brenda dhe jashte qytetit, bashkepunimet midis studenteve dhe nxenesve te shkollave te mesme te qytetit te Elbasanit, oret e muzikes dhe kercimeve, kafe-caj.

Per PAK nje here ne vit organizohen Lojrat Olimpike Speciale, ne javen olimpike qe organizohet ne Elbasan dhe tre dite ne Tirane midis qendrave dhe shkollave speciale.

 

Sherbimet qe ofrohen ne Qender janë sherbime per te moshuarit dhe PAK (15 – 55 vjec)

1. Momente shoqerizimi

2. Mensa, ku ju ofrohet vakti i drekes

3. Lavanteri

4. Laboratore te punesimit

5. Fizioterapia,

6. Asistence infermieristike

7. Sherbimi psiko – social

8. Transporti.

 

Qendra u ofron përkujdesje terapeutike, edukative dhe pedagogjike femijeve me aftesi te kufizuar fiziko – mendore nga mosha 5 -15 vjec.

 

Sherbimet qe ofrohen ne shtepi personave qe s’kane mundesi te frekuentojne qendren per arsye shendetesore dhe moshe jane:

1. Ushqim

2. Asistence shtepiake

3. Lavanteri