Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra Sociale “Shtëpia e Përbashkët” Tiranë

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha“ Ish –Ndermarrja Metalike, Laprakë – Tiranë

Celular: 0672003696

E-Mail: arba_zace@yahoo.com

facebook: Qendra Sociale “Shtepia e Perbashket”

 

Përshkrim i shkurtër:

Qendra sociale “Shtëpia e Përbashkët” është Qendër ditore në të cilën trajtohen familje dhe individë në nevoje të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo qendër ka filluar punën e saj më 02-04-2012 në fokus të së cilës është “Trajtimi i njerëzve në nevoje”.

Bashkia e Tiranës është mbështetësi për këtë punë.

Qendra Sociale “Shtëpia e Përbashkët” ofron shërbime 5 herë në javë:

- Shërbim psiko-social për fëmijë jetimë, familje rome, persona me aftësi të kufizuar

- Shërbim psiko-social dhe mbështetje për persona të vetmuar, të moshuar, fëmijë të rrugës, gra të dhunuara të vetmuara dhe të divorcuara

- Terapi individuale dhe në grup

- Fizioterapi

- Shërbimi i mensës për 100 përfitues (Dreka).