Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve                      (QKMZHRF) në Tiranë

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga Haki Stërmilli, Kombinat, Tiranë

Telefon: 04 23 51 893

E-Mail: qkmzhrf.tr@gmail.com

facebook: Qkmzhrf Tirane

 

Përshkrim i shkurtër:

QKMZHRF është një institucion shtetëror në varësi direkte të Ministrisë së Shëndetësisë. QKMZHRF trajton fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike si: Autik, Down, Paraliza Cerebrale, etj.

Ne trajtojmë fëmijë 0-6 vjeç.

Në institucion kemi mjekë neuropediatër, psikiatër. pediatër, psikologë, punonjës social, terapist grupi, logopedist, ergoterapist, terapist zhvillimi, fizioterapist.

Ne ofrojmë shërbim ambulator dhe me shtretër. Ambulatorisht vijnë e marrin shërbimin fëmijët e Tiranës dhe të rrethinave disa herë në javë, ndërsa shërbimin me shtretër e marrin fëmijët nga gjithë Shqipëria, duke u shtruar për 2 javë në QKMZHRF të shoqëruar nga nëna. Fëmijët e shtruar shërbimin terapeutik e marrin çdo ditë për aq kohë sa janë të shtruar. Pas 2 javësh dalin nga QKMZHRF dhe rikthehen përsëri për tu shtruar pas 6 javësh.

Shërbimi dhe akomodimi është falas si për fëmijën ashtu edhe për nënën.