Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Shoqata Mbrojtja E të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK)

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga Shyqyri Ishmi, Pallati 38, Apt.3, Tiranë

Telefon: +355 4 2345028

Celular: +355 693577247

E-Mail: info@medpak.org

Web: www.medpak.org

facebook: Shoqata Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK)

 

Përshkrim i shkurtër:

MEDPAK është organizatë jo fitimprurëse e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, që mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, me qendër në Tiranë dhe me degë në të gjithë qarqet e vendit. MEDPAK është krijuar si shoqatë prindërish të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Maj 1993.

Është anëtare e Aleancës Kombëtare për Fëmijë, anëtare e grupit të avokatisë ngritur pranë saj dhe me iniciativën e FSHDPAK, anëtare e Koalicionit Aftësia e Kufizuar dhe Zhvillimi, anëtare e Koalicionit të Arsimit.

Veprimtaria e shoqatës është vullnetare, humanitare e bamirëse pa qëllime fitimi.

Qëllimi i saj është: mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

MEDPAK punon me programe të mbështetura kryesisht nga donatorë të huaj dhe vendas si dhe në partneritet me organet qëndrore e vendore.

MEDPAK punon me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe aktorë të përfshire për zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara sidomos në fushën e edukimit (mësues, drejtues shkolle, DAR, ZA)

Ne mbështetemi me fonde nga Bashkimi Evropian, Cooperazione Italiana, Save the Children, World Vision, USAID etj.

Ne ofrojmë shërbime ditore në 2 qendra ditore në Peqin dhe Koplik.

Punojmë për Arsimin Gjithëpërfshirës në 7 rajone si: Peshkopi, Burrel, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

Bashkëpunojmë për rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në Elbasan dhe 3 rajone të tjera.

Shërbimi në Qendrat Ditore Komunitare në Peqin dhe Koplik ofrohet 5 herë në javë.