Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Shoqata ″Projekti Shpresa″ - Shkodër

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Z. Luigj Mila (Presidenti i Shoqatёs Projekti Shpresa)

Adresa: Lagj. Ndoc Mazi, Rr. Arra e Madhe, Nr. 108, Bashkia Shkodёr

Celular: 068 20 23 440

E-Mail: luigjmila@yahoo.it, progetto.speranza@gmail.com

Web: www.projektishpresa.org

 

Përshkrim i shkurtër:

Shoqata Projekti Shpresa u themelua në OJQ-të Shqiptare nё vitin 1995, si shёrbim i pёrkujdesit residencial, pёr fëmijë dhe të rinj, jetimë biologjike apo socialë me aftësi të ndryshme të mirëpritur nga Jetimore dhe Qendra Psikiatrike Shtetërore.

Projekti Shpresa është zhvilluar në qytetin e Shkodrës nëpërmjet aktiviteteve të pritjes (Shtëpi-Familje), të para-trajnimit (Laboratorët), Socializimit dhe Terapi Okupacionale (Qendra Ditore).

 

Shoqata “Projekti Shpresa” ka partneritet me Ministrinë e Punës Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, me Bashkinë Shkodër, dhe Shoqata të ndryshme bamirëse të huaja dhe shqiptare duke hapur dhe menaxhuar sëbashku me Solidaritetin italian dhe spanjol shërbimet e mëposhtme:.

a) 6 Komunitete Rezidenciale (Shtëpi-Familje) që mikpresin 57 të rinj dhe të reja nga mosha 15-45 vjeç;

b) 1 Qendër Ditore të Terapisë Okupacionale dhe Shoqërizimit, që frekuentohet nga 38 të rinj dhe të reja.

c) 1 Kamp Veror (në Lokalitetin bregdetar të Velipojës), i kompletuar me pajisje ku çdo vit mikpret rreth 400 personanë në tre turne nga ku persona me aftësi të kufizuara që vijnë nga të gjitha Institucionet publike shtetërore, private dhe nga familjet me situata të rënduara socio-ekonomike, si dhe me pjesmarrje të vullnetarëve dhe animatorëve shqiptarë dhe të huaj (italian, spanjol)

Në këto shërbime janë impenjuar:

22 kujdestarë socialë me kontratë të rregullt, që shërbejnë 24 orë, me një rol unik përshtatur në modelin e shtëpi-familje nëpërmjet rregullores së brendshme të shtëpisë.

6 specialistë që përbëjnë ekipin multidisiplinar specialisti psikiatër, neurolog, infermiere, psikolog klinik, koordinatorë i përgjithshëm.