Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Shtëpia e Yjeve

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga Dervish Hekali Nr. 103, Tiranë

Celular: 0676043846

E-Mail: margilaj.veronika@yahoo.com

facebook: Shtepia e Yjeve

 

Përshkrim i shkurtër:

Ne jemi një shoqatë (OJF) e themeluar ligjërisht para dy vjetësh. Ne jemi krijuar për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara mentale. Mosha mesatarë e personave që frekuentojnë këtë bashkësi është 22 vjeç. Mbështetësit kryesore në këtë iniciative janë bashkësia e Motrave (murgeshave) të Sharl de Fouko. Gjithashtu jemi të mbështetur dhe inkurajuar nga Komuniteti francez L’Arche, «Cailloux Blancs».

Qëllimi kryesor i aktivitetit tonë është përfshirja e personave me aftësi ndryshe në jetën shoqërore në të gjitha aspektet e saj por në përputhje me aftësitë e tyre, si mësim, fizioterapi, aktivitete festive, përfshirje në procese të thjeshta pune artizanale etj. Në përgjithësi terapia zhvillohet në grup, por në raste shumë specifike edhe individuale. Megjithë mundësitë e kufizuara ekonomike ne kemi provuar dhe e frekuentojmë qendrën nga e hëna në të shtunë, nga ora 9.00 - 13.00. Asistentet janë tërësisht vullnetare së bashku me asistencën e familjarëve.